
Pasi “turpëroi” Atletiko Madrid, Inter Miami (Leo Messin), Bayern Munich dhe Real Madrid, u hodh ideja se tashmë ishte radha e Chelsea. Por Cole Palmer dhe pjesa tjetër e “Bluve të Londrës” nuk menduan kështu, përkundrazi.
Në 45 minutat e para kishte vëtem një ekip në fushë, të besuarit e Marescas. Plotë 3 herë e nxori topin nga rrjeta Donnarumma. Palmer në këtë segment kohor shënoi 2 herë, respektivisht në minutat 22 dhe 30.
Por spektakli i Chelsea nuk u ndal me kaq në 45 minutat e para. Kishte kohë edhe për një tjetër gol, kësaj radhe me autorë Joao Pedro, minuta e 43. “Blutë” u treguan një skuadër e pamëshirshme kundër “princave” të Parisit.
Pjesa e dytë e duelit nuk solli asnjë ndryshim, e ku në këtë mënyrë Chelsea ia del të thyej parashikimet dhe të shpallet fituesi i Botërorit të Klubeve, i cili do të mbetet historik për shkak të formatit në "debutim". Vlen të theksohet se në përfundimin e ndeshjes pati edhe tensione, i përfshirë edhe trajneri Luis Enrique.
1-0 Palmer 22'
2-0 Palmer 30'
3-0 Joao Pedro 43'