Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Marquinhos i kënaqur edhe pas humbjes në finalen e Botërorit të Klubeve: Shijuam një sezon të jashtëzakonshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Marquinhos i kënaqur edhe pas humbjes në finalen e Botërorit
Marquinhos

Triumfi në finalen e Botërorit të Klubeve, do kishte qenë “qershia mbi tortë” për PSG-në. Por paraqitja e shkëlqyer e Chelsea bëri që kampionët e Europës të mposhteshin në finale me shifrat 3-0.

Megjithatë, kapiteni i PSG, Marquinhos në një intervistë për mediat, e ka cilësuar sezonin e lënë pas si të jashtëzakonshëm. “Është gjithmonë e vështirë të humbasësh një finale.

Por duke para mbrapa, mendoj se patëm një turne të jashtëzakonshëm. Luajtëm kundër ekipeve shumë të forta dhe i mundëm dhe arritëm në finale. Deri në këtë pikë, ishte e shkëlqyer, por nuk i shfrytëzuam mundësitë tona.

Por gjithashtu shijuam një sezon të jashtëzakonshëm, me triumfin tonë të parë në Champions League. Trofe të tjerë në Francë, por me të vërtetë donim ta fitonim edhe Botërorin e Klubeve”, u shpreh Marquinhos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga