Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ I jep fund aventurës me Juventusin, Di Maria: Largohem me shijen e hidhur

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ I jep fund aventurës me Juventusin, Di Maria: Largohem me shijen e
“Martesa” mes Juventus dhe Angel Di Maria zgjat vetëm një vit. Ka qenë vetë futbollisti që i ka dhënë lamtumirën “Zonjës së Vjetër”. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij Instagram Di Maria ka bërë me dije se tashmë ka arritur në fund të një faze të vështirë. Kujtojmë që 35-vjeçari ka zhvilluar në total 40 ndeshje këtë sezon me bardhezinjtë në të gjitha kompeticionet. Argjentinasi ka arritur të shënoj plot 8 gola këtë sezon, ku 4 i ka shënuar në Seria A dhe 4 në Europa League. Por aventura e tij me Juven nuk mbyllet këtu pasi ai ka arritur të asistoj plot 7 herë ku 3 herë e ka bërë në Champions League. “Kam arritur në fund të një faze të vështirë dhe të ndërlikuar. Po largohem me qetësinë e dikujt që dha gjithçka për të ndihmuar klubin të vazhdojë të fitojë tituj, por nuk ishte e mundur. Largohem me shijen e hidhur se nuk ia dolëm, por me lumturinë që kam sjellë me vete shumë miq të kësaj skuadre të mrekullueshme pjesë e së cilës kam qenë. Faleminderit të gjithë shoqëruesve të mi për dashurinë që më kanë treguar që nga dita e parë, jam ndjerë gjithmonë si në shtëpinë time. Një përshëndetje e madhe për të gjithë lojtarët e Juventusit për dashurinë e tyre të përditshme. Një përqafim i madh. Do ju mbaj  në zemrën”, ka shkruar Di Maria.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga