
Albi Alla u largua zyrtarisht sot nga skuadra e Flamurtarit për të nisur një aventurë të re jashtë vendit. Qendërmbrojtësi i njohur ka firmosur një kontratë në ligën e parë kineze me skuadrën e Yanbian Funde.
Burime të sigurta bëjnë me dije për newsport.al që shtatlarti ka hedhur të "zezën mbi të bardhë", nga e cila do të përfitojë plot 150 mijë dollarë. Ai ka firmosur një kontratë 10-mujore, falë ndërmjetësimit dhe punës së palodhshme të menaxherit të njohur, Franci Bode.
Kujtojmë që Albi Alla u afrua te Flamurtari në merkaton e verës, por problemet me financat në Vlorë bënë që ai të preferonte një aventurë të re jashtë vendit. /Newsport.al/
Poll