
Flamurtari vazhdon të përforcohet në këtë merkato vere. Skuadra vlonjate ka zyrtarizuar para pak minutash një tjetër lojtar.
Alexandre Di Estefano është futbollisti më i ri që firmos në Vlorë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Alexandre Di Estefano eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club”, thuhet në postim. Lojtari do të vihet menjëherë nën urdhrat e Emiliano Çelës, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Në këtë mënyrë duket se skuadra kuqezi e ka të pamundur të “ndahet” nga “samba” braziliane.
Poll