Flamurtari ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Emiliano Çelës. Klubi vlonjat ka vendosur t’i besojë skuadrën Dritan Resulit.
Ky i fundit ëhstë prezantuar ditën e sotme nga kuqezinjtë, ditë që përkon edhe me Festën e Pavarësisë. Ndihmës trajner i Resulit do të jet ëish-lojtari i Flamurtarit, Ditmar Bicaj.
Dyshja kanë bashkaur forcat për të arritur objektivin e klubit që është ngjitja në Superiore sezonin e ardhshëm. Kujtojmë se aktualisht Flamurtari mban vendin e 4-të në klasifikimin e Kategorisë së Parë me 24 pikë pas 13 javësh.
"Dritan Resuli eshte zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club.
Ne stafin teknik vjen dhe ish mbrojtesi i Flamurtari F.C Ditmar Bicaj me detyren e trajnerit te dyte.
Mire se vini ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C", ka shkruar klubi.
Poll