
Marko Krivicic është lojtari më i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka prezantuar mesfushorin që e mbylli sezonin e shkuar me skuadrën e Erzenit.
Një nga futbollistët që spikati më shumë në edicionin që lamë pas, sot i është bashkuar “flotës vlonjate”. Lajmi është bërë me dije nga klubi kuqezi që shkruante në kanalin zyrtar:
“Zyrtare :
Marko Krivicic eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Marko
Mbiemri: Krivicic
Datëlindja: 30 Korrik 1996
Pozicioni: Mesfushor Qender
Karriera :
2023 - Flamurtari F.C
2022 - 2023 KF Erzeni ( Shqiperi )
2018 - 2022 NK Tabor Sezana ( Slloveni )
2017 - 2018 NK Dekani ( Slloveni )
2016 - 2017 FC Koper ( Slloveni )
2015 - 2016 Bologna FC 1909 ( Itali )
2014 - 2015 FC Koper ( Slloveni )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”.