Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

“Final 4” për vajza, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në një ditë (DATA dhe ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Final 4” për vajza, ndeshjet gjysmëfinale do të
Final - Four

Ndeshjet e para gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin e vajzave do të zhvillohen të shtunën, më 10 maj. Partizani do të presë Gramshin në “Arenën e Demave”, në orën 15:00, ndërsa Apolonia do të përballet me Vllazninë në Fier, në orën 16:00.

Kjo fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe takimet e kthimit janë planifikuar më 14 maj. Në rast se rezultati është i barabartë pas dy ndeshjeve, kualifikimin për në finalen e madhe do ta sigurojë skuadra e renditur më mirë në klasifikim, në këtë rast Vllaznia dhe Gramshi.

Skuadrat që nuk arrijnë të kualifikohen në finale do të zhvillojnë një ndeshje të vetme për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt.

Kampionia e Kategorisë Superiore për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.

“Final 4” për vajza, ndeshjet gjysmëfinale do të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga