
Sandro Tonali është një nga futbollistët e shumë përfolur në merkaton e verës. Milan është skuadra që kërkon të rikthejë në “San Siro” italianin, me palët që dëshirojnë të bashkëpunojnë sërish mes tyre.
E për ta bërë diçka të tillë edhe më të besueshme kanë menduar kuqezinjtë, të cilë kanë bërë të ëndërrojnë edhe tifozët. Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i urojnë ditëlindjen italianit. Tonali ditën e sotme feston 25-vjetorin e tij të lindjes dhe Milan nuk kishte si të mungonte në një ditë të tillë.
Ndërkohë edhe Rafael Leo ka lënë gjurmë në videon e postuar nga klubi. Portugezi ka komentuar në postimin e kuqezinjve, ndërsa ka vendosur disa emoi duke qarë, si për të treguar se i mungon Tonali. Vlen të theksohet se aktualisht Tonali është pjesë e Newcastle në Premier League.
View this post on Instagram
