ZYRTARE/ Erzeni pa “frena”, në Shijak rikthejnë titullarin e sezonit të kaluar
Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni nuk ka ndërmend të ndalet. Shijakasit ditën e sotme kanë bërë një tjetër afrim cilësor në skuadër.
Këtë herë në fakt është një rikthim në Shijak, pasi drejtuesit kanë prezantuar Florian Kadriun. Ky i fundit ishte një titullarë fiks në sezonin që kaloi, teksa me Erzeni luajti në 49 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, ku shënoi edhe 2 gola dhe dhuroi 3 asiste.
“ Zyrtare KF Erzeni njofton rikthimin e Florijan Kadriut në skuadër ✍️ I urojmë mireseardhjen dhe suksese Florijanit si përforcimi më i ri i KF Erzenit”, shkruan shijakasit.
Kujtojmë se në merkaton e verës 28-vjeçari u transferua te Atyrau, ndërsa mbyll aventurën te skuadra kazake pas 6 muajsh dhe rikthehet te Erzeni për pjesën tjetër të sezonit.