Patrick
Ish-lojtari i Tiranës, Patrick, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke ngjallur jo pak kureshtje për ndjekësit e tij në Instagram.
Lojtari i cili aktivizohet momentalisht në Cambodia me skuadrën e Svay Rieng, ka shpërndarë një imazh ku shihet me fanellën e skuadrës angleze të Arsenal.
Kujtojmë se Patrick me bardheblutë shënoi gjithsej 15 gola në sezonin 2022-2023, kohë kur skuadra kryeqytetase drejtohej nga trajneri Orges Shehi i cili udhëheq po sot klubin në një moment të vështirë për qëndrimin në Superiore.
Poll
