Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Erzeni nuk “fal” humbjen ndaj Egnatias, largon portierin dhe sulmuesin e afruar në janar

Shkruar nga NEWSPORT

Erzeni ka ndërprerë bashkëpunimin me Bruno Pujën dhe Seun Paul Komolafe. Njoftim që vjen nga vetë klubi shijakas përmes rrjeteve sociale, për të dy lojtarët e afruar këtë merkato. Bie në sy largimi i portierit Puja, që ishte titullar në ndeshjen e sotme, ku Erzeni humbi 3 me 2 ndaj Egnatias.

Të dy lojtarët u afruan këtë janar. Puja mbajti të paprekur portën ndaj Laçit, ndërsa pësoi golin e vetëm të ndeshjes me Vllazninë. Humbja tjetër që erdhi me përmbysje nga Egnatia, mesa duket nuk ka lënë shije të mirë te drejtuesit.

Për Komolafen mund të thuhet se u afrua me bujë. Ditën e sotme nuk ishte as në stol, por në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Laçit dhe Vllaznisë nisi titullar, pa arritur të lërë shenjë.

[caption id="attachment_721493" align="alignnone" width="297"]Njoftimi i Erzenit Njoftimi i Erzenit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga