ZYRTARE/ Erzeni ‘ndizet’ në merkato, firmos me gardianin e kryesuesve
Shkruar nga NEWSPORT
Bruno Puja do të jetë futbollisti më i ri i Erzenit. Lajmin e bën të ditur klubi i Bylisit i cili njofton se ka lënë të lirë portierin për t’u transferuar në Shijak.
[caption id="attachment_675806" align="alignnone" width="437"] Bruno Puja[/caption]
“FK Bylis lë të lirë portierin Bruno Puja, pasi do të vijojë karrierën në Superiore me skuadrën e Erzenit të Shijakut. Klubi ynë e ka lënë të lirë portierin, për eksperiencën e tij të re, e falenderon dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierë”, njofton klubi.
Një goditje për Erzenin që gjen kështu zëvëndësuesin e portierit Hasanbelli i cili ka pësuar një dëmtim. Puja rikthehet në Superiore ku më parë ka luajtur për Egnatian me të cilët shkëlqeu dhe fitoi Kombëtaren U-21.