Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Eros Grezda prezantohet te Partizani, klubi i kuq zbulon detajet e kontratës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Eros Grezda prezantohet te Partizani, klubi i kuq zbulon detajet e

Eros Grezda është lojtari më i ri i Partizanit. Ashtu siç ishte bërë me dije prej ditësh, sot është zyrtarizuar arritja e marrëveshjes nga klubi i kuq.

Përmes një njoftimi në kanalet zyrtare të komunikimit, tregohet se lojtari ka nënshkruar një kontratë që e lidh me kampionët për sezonin e ri.

Gjithashtu opsion mbetet edhe rinovimi pas përfundimit të edicionit të ardhshëm futbollistik. Në njoftimin e bërë të klubit të Partizanit thuhej:

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon.

Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga