Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ EGNATIA prezanton goditjen “big”, ish-mbrojtësi i kombëtares vihet nënurdhrat e Tetovës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ EGNATIA prezanton goditjen “big”, ish-mbrojtësi i

Egnatia ka bërë goditjen “big” në këtë merkato dimri. Rrogozhinasit kanë prezantuar ditën e sotme ish-lojtarin e kombëtares shqiptare, Hysen Memollën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Egnatias nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se tashmë Memolla është rikthyer në shtëpi dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Kupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

Kujtojmë se 30-vjeçari ishte pjesë e Lahtit në sezonin e fundit futbollistik, ndërsa tashmë do t’i bashkohet rrogozhinasve.

“HYSEN MEMOLLA RIKTHEHET NE SHTËPI.

Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z.Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z. Edison Memolla.

Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut”, kanë shkruar rrogozhinasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga