Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Do të kontribuojë për 6 muaj, KUKËSI zyrtarizon mbrojtësin boshnjak

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Do të kontribuojë për 6 muaj, KUKËSI zyrtarizon

Prej ditësh ishte në stërvitje, ndërsa sot klubi i Kukësit ka zyrtarizuar Numan Kurdiç. Bëhet fjalë për mbrojtësin boshnjak i cili vjen te verilindorët në formë huazimi.

Lajmi është bërë me dije nga klubi kuksian që njofton se 21-vjeçari është gati për të kontribuar në fushën e blertë.

"Numan Kurdic është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi boshnjak, vjen në formë huazimi nga klubi i FK Sarajevos dhe do të jetë pjesë e skuadrës sonë deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi 21-vjeçar është aktivizuar së fundmi në kampionatin serb me ekipin e Novi Pazar, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Sarajevon.

Kurdic stërvitet prej disa ditësh me skuadrën tonë, duke u njohur me ambientin dhe futbollistët, por problem ishte dokumentacioni. Së fundmi, klubi ka arritur të zgjidhë problemin dhe Kurdic do të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Kurdic!  Dobrodosao Kurdic🇧🇦Skeda e Lojtarit:

Emri: Numan Kurdic

Mosha: 21 vjeç

Kombësia : Boshnjak

Pozicioni: Mbrojtës", shkruhej në njoftimin për mediet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga