Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Dinamo prezanton sulmuesin e Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT

Dinamo tashmë është “zgjuar” dhe ka filluar punën nga merkato për sezonin e ri ku do të militojë në Kategorinë Superiore. “Nëndetsja” arriti të rikthehej mes mëtë mirëve vëtem pas një viti në të Kategorinë e Parë.

Prej ditësh klubi ishte thuaj se në gjumë të thellë, por vetëm ditën e djeshme ata bënë 2 goditje me peshë. Bëhet fjalë për Albion Markun dhe Rustem Hoxhën. Ndërsa ditën e sotme ata kanë afruar edhe sulmuesin që sezonin e fundit luajti për Bylisin.

Luis Kaçorri është lojtari më i ri i bluve. Për 25-vjeçarin ky është sezoni i dytë në Kategorinë Superiore. Kaçorri ka zhvilluar karrierën e tij në Itali prej 7 vitesh ku ka qenë pjesë e skuadrave të Seria D. Tashmë ai pritet të marrë për dore ekipin e Dinamos drejt sulmit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në kanalin zyrtar në Instagram.

Postimi i Dinamos:

Luis Kaçorri është lojtari më i ri i bluve!

FC Dinamo njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Bylis për transferimin e sulmuesit Kaçorri në kryeqytet.

25-vjeçari e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ndërsa tek Dinamo vjen pas një eksperience në superiore me ekipin ballshiot.

[caption id="attachment_699252" align="alignnone" width="929"]Postimi i Dinamos Postimi i Dinamos[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga