
Dinamo është padyshim skuadra më aktive në merkato. Blutë e kryeqytetit kanë ndërtuar skuadrën pothuajse nga e para duke bërë afrime të shumta nga porta deri në sulm. Ditën e sotme, Dinamo ka bërë me dije firmën me Rei Nurin.
Mesfushori 22-vjeçar ishte pjesë e Kastriotit sezonin e fundit, ndërsa ka luajtur edhe me Skënderbeun, por edhe Dinamo. Ky është një rikthim për Nurin të skuadra kryeqytetase që e ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit në faqen zyrtare.
Postimi i Nurit:
Rei Nuriu vishet blu
Afrimi i rradhës në skuadrën dinamovite është qendër-mesfushori Rei Nuriu.
22-vjeçari rikthehet tek Dinamo pas eksperiencave tek Skënderbeu dhe Kastrioti në Kategorinë Superiore.
Poll