Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet, dinamovitët “grabisin” te rivalët e Tiranës talentin 19-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet, dinamovitët “grabisin” te
Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet në këto merkato. “BLutë” kanë arritur të zyrtarizojnë afrimin e radhës. Leo Ballhysa është futbollisti më i ri i “Nëndetëses”, i cili është prezantuar nga klubi ditën e sotme. 19-vjeçari kalon nga skuadra e Tiranës së të rinjve te Dinamo për pjesën e mbetur të sezonit dhe do të jetë nën urdhrat e Dritan Mehmetit. “FC Dinamo City njofton zyrtarizimin e sulmuesit Leo Ballhysa. Talenti 19-vjeçar është lojtari më i ri i skuadrës tonë dhe shihet si një investim i klubit për të ardhmen. Ballhysa e ka nisur me futbollin e luajtur me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas edhe me akademitë e FC Pepa dhe KF Elbasanit. Në skuadrën tonë ai vjen pas eksperiencës me KF Tiranën, ku spikati me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve”, ka shkruar “Nëndetësja”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga