
Dinamo godet në merkato me lëvizjen e fundit teksa klubi njofton në rrjete sociale për zyrtarizimin e Luca Crosta. Blutë prej kohësh ishin në kërkim të një zëvëndësuesi për Simon Simonin dhe kanë piketuar Crostën si të denjë për të mbrojtur katërkëndëshin e portës.
Crosta është një prodhim i Milanit dhe ka luajtur edhe me Cagliarin në Serie A ndërsa tani do të veshë fanellën e Dinamos me synimin për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Gardiani 24-vjeçar ka firmosur kontratën deri në vitin 2025 dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Dede në stërvitje.
Poll