Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Dinamo "godet" në merkato, "Blutë" prezantojnë talentin e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dinamo "godet" në merkato, "Blutë"

Klevi Qefalija është zyrtarish lojtari më i ri i Dinamos. Mesfushori ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Tiranën, për të nisur një të re me dinamovitët.

Dinamo ka arritur t’i “rrëmbejë” një talent bardhebluve, me këta të fundit që nuk i besuan mesfushorit. Minutat për Qefaliajn këtë sezon kanë qenë të limituara. Ndeshja e fundit e mesfushorit me Tiranën ishte ndaj Skënderbeut më 5 nëntor ku luajti vetëm 1 minutë dhe që nga ajo ditë nuk ka qenë as pjesë e stolit.

Ndërsa lajmin për transferimin e 20-vjeçarit e ka bërë të ditur vetë klubi i Dinamos me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:

"FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Klevi Qefalija është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve. Qefalija e ka nisur karrierën fillimisht me skuadrën dinamovite, për të kaluar më tej në akademinë dhe skuadrën e parë të KF Tiranës. 20-vjeçari luan në qendër të mesfushës dhe do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga