Burreli zyrtarizon një afrim tjetër në mesfushë. Deivid Silva, brazilian, është lojtari më i ri që i bashkohet organikës së matjanëve. Më parë, Silva është aktivizuar edhe me Lirinë e Prizrenit në Kosovë.
Deivid Silva është lojtari më i ri i Burrelit. Klubi i Kategorisë së Parë ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit brazilian i cili më parë ka luajtur për Lirinë e Prizrenit në kampionatin kosovar. Silva luan si mesfushor dhe shihet si një përforcim cilësor për matjanët.
Burreli gjendet në vendin e 12-të të renditjes dhe do të tentojë me cdo kusht sigurimin e mbijetesës ndaj drejtuesit po punojnë për të forcuar organikën e skuadrës.
Poll