
Ditmar Bicaj, ish-qendërmbrojtësi i skuadrës së Partizanit ka nënshkruar ditën e sotme me Mashinsazi në Iran. 27-vjeçari nga Lezha ka firmosur një kontratë një vejçare me klubin e ri. Duhet kujtuar që Bicaj ka qenë dhe më përpara pjesë e një skuadre në Iran, pikërisht Tractor. Pikërisht ish trajneri i skuadrës së Tractor, duket të ketë qenë "shkesi" i transferimit të Bicajt në Iran.
Shtatlarti lezhian ishte pjesë e skuadrës së Partizanit sezonin e shkuar duke mos gjetur shumë hapësirë në formacion. Duket kjo të ketë bërë që qendërmbrojtësi të largohet nga të kuqtë për të gjetur një skuadër të re për sezonin e ardhshëm.
[gallery columns="1" size="full" ids="14267"]
Poll