Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Befasi në Kategorinë e Parë, firmos trajneri Ramadan Ndreu

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Befasi në Kategorinë e Parë, firmos trajneri Ramadan

 

Ramadan Ndreu është trajneri i ri i Tërbunit. Klubi pukjan njofton në rrjete sociale arritjen e marrëveshjes me teknikun e njohur shqiptar. Ndreu më parë ka trajnuar edhe Kastriotin në Superiore ku karakterizohet për kompaktin që krijon në grupin e lojtarëve.

Tërbuni shkarkoi pak momente më parë trajnerin Alcani për rezultate negative dhe tashme Ndreu do të marrë detyrën e re ku objektiv është mbijetesa në Kategorinë e Parë.

“Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen me trajnerin e mirnjohur #RamadanNdreu për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit me opsion rinovimi të kontratës dhe për një sezon tjetër nëse ekipi arrin objektivat e caktuar!

Trajneri Ndreu ka një karrierë të pasur në trajningun e vendit tonë si në Kategorinë e Parë me ekipin e Kastriorit të Krujës por edhe në Superligë me ekipe si Kamza, Kukësi, Kastrioti dhe Laçi! Klubi dhe tifozët Pukjanë i urojnë suksese trajnerit Ndreu në detyren e tij të re duke shpresuar se do të arrijmë objektivat tona me punën dhe përkushtimin e tij dhe të gjithë grupit të lojtarëve!”-njofton klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga