Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Ballkani zëvëndëson Stivi Frashërin, nënshkruan me portierin ‘golashënues’

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ballkani zëvëndëson Stivi Frashërin,
Ballkani ka gjetur zëvëndësuesin e Stivi Frashërit. Enea Koliçi është i përzgjedhuri i Ilir Dajës për të mbrojtur katërkëndëshin e kampionëve të Kosovës. Ekipi nga Suhareka për pak ditë do të nisë rrugëtimin europian teksa gjatë këtij rrugëtimi ndihen më të sigurt me veteranin në portë. 37-vjeçari shihet nga drejtuesit si një përforcim ideal. Portieri ka eksperiencë si në Shqipëri dhe jashtë saj. Kujtojmë se Koliçi më para ka qenë pjesë e ekipeve greke si Iraklis 1908 dhe Olympiacos Volos, teksa në Shqipëri është aktivizuar me Flamurtarin, Kukësin dhe Skëndërbeun. Që nga viti 2020 gardiani ishte pjesë e Gjilanit të cilëve zgjodhi tu jepte lamtumirën dhe të niste një aventurë të re me Ballkanin. Me gjilanasit, Koliçi ruan një kujtim të bukur teksa ka shënuar edhe një gol.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Ballkani (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga