Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Arlind Ajeti transferohet në Rumani, i bashkohet Ermal Krasniqit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Arlind Ajeti transferohet në Rumani, i bashkohet Ermal Krasniqit
Tashmë gjithçka është zyrtare. Arlind Ajeti transferohet në Rumani te skuadra e CFR Cluj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rumun nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi i kombëtares kaloi në Rumani si lojtar i lirë nga skuadra e Perdonones, teksa me Cluj ka firmosur kontratë deri në vitin 2025. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë!. Qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai edhe në Zvicër për Grassoper, por edhe për FC Basel, skuadër me të cilën ka fituar 4 herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Ajeti gjithashtu ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, duke zhvilluar 21 ndeshje dhe duke qenë pjesëmarrës në Euro 2016", thuhet në njoftimin e CFR Cluj. Kujtojmë se te Cluj Ajeti do të gjejë një tjetër lojtar shqiptar, Ermal Krasniqin, i cili u transferua në merkaton  e janarit të këtij viti.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC CFR 1907 Cluj (@cfrclujofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga