Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Albano Aleksi prezantohet në Rrogozhinë

Shkruar nga NEWSPORT

Albano Aleksi është zyrtarisht pjesë e Egnatias. Edhe pse mesfushori kishte dalë në stërvitje me Tiranën, fieraku në fund ka zgjedhur rrogozhinasit.

U përfol që në parim ishte arritur marrëveshja me bardheblutë, por zyrtarizimi ka ardhur sot në klubin e Egnatias. Presidenti Agim Demrozi e ka prezantuar ndërsa në njoftimin e rrogozhinasve thuhej:

“Albano Aleksi zyrtarisht pjesë e Egnatias. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin dhe i bashkohet ekipit në stërvitje në përgatitjet për ndeshjet e Conference League. Forca Egnatia”.

Tashmë pritet të shihet lëvizja e klubit të Tiranës me Aleksin që ka krijuar boshllëk të madh në mesin e fushës. Ndërsa Egnatia padyshim mund të thuhet se ka bërë një goditje spektakolare duke njohur cilësitë e 30-vjeçarit.

[caption id="attachment_696976" align="alignnone" width="1024"]Njoftimi i klubit të Egnatias Njoftimi i klubit të Egnatias[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga