
Ashtu siç u njoftua para dy ditësh nga neësport.al, sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i klubit të Partizanit për ndërprerjen me konsensus të kontratës mes Xhovani La Kamera. Mesfushori italian është larguar përfundimisht nga 15-herë kampionët e vendit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit lajmëron:
"Klubi falenderon lojtarin Xhovani La Kamera për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit. Mesfushori i afruar përgjatë merkatos së verës ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij me 15-të herë kampionët e vendit. Mesfushori italian u aktivizua si titullar përgjatë fazes së parë duke rregjistruar 667 minuta, por si pasojë e një dëmtimi në shpinë nuk mundi të ishte present në ndeshjet e fundit.
Klubi i uron Xhovani La Kamera suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive", shkruhet në kanalin zyrtar të klubit të kuq.
Kujtojmë që me trajnerin Starova, La Kamera u aktivizua si titullar vetëm në një ndeshje.
[gallery columns="1" size="full" ids="178539"]