Tirana ka njoftuar se ka rinovuar edhe për 1 vit kontratat e Çelhakës, Halilit dhe Ismajlgecit. Klubi bardheblu gjithashtu ka rikthyer në shtëpi Nuriun dhe Vrapi, duke I besuar elementëve të rinj të akademisë të ardhmen e skuadrës. Lojtarët që rinovuan zyrtarisht kanë traguar në sezonin e fundit se dinë të mbajnë peshën e skuadrës, ndërsa ky rinovim është mëse i merituar.
Njoftimi I klubit:
KF Tirana njofton sot rinovimin e kontratave me lojtarët Marsel Ismajlgeci Grent Halili dhe Jurgen Celhaka. Të rinjtë do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm. Në shtëpi rikthehen edhe lojtarët Marlind Nuriu dhe Jurgen Vrapi. Filizat e akademisë që u rritën nën emrin e madh të Tiranës rreshtohen sërish në kampin e kampionëve për të punuar drejt objektivave të reja.
