Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ 1 hap larg Partizanit, titullari ndan rrugët me Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 1 hap larg Partizanit, titullari ndan rrugët me Vllazninë

Herald Marku nuk është më pjesë e Vllaznisë. Lojtari 25 vjeçar ka zyrtarizuar divorcin, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori ka falenderuar të gjithë për mbështetjen, duke filluar që nga tifozët, e deri te trajneri Brdaric.

Marku ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon me ekipin nga Shkodra, ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 3 assiste në kampionat. Sa i përket Kupës, mbetemi në kuotën e 4 paraqitjeve dhe 1 gol.Me shumë mundësi, ekipi i ri i tij do të jetë Partizani.

Postimi:

Pershendetje!
Pas dy sezonesh te paharrueshme me Vllazninë, erdhi momenti te filloj nje kapitull te ri ne karrieren time.
Kalova çaste te mrekullueshme dhe qe do ti mbaj mend gjate
Dua te falenderoj Bordin Drejtues per mundesine e dhene, per te qene pjese e Vllaznisë, Kryetaren e Bashkise Voltana Ademi, Drejtorin Suad Licin dhe Sponsorin Alban Xhaferri.
Falenderoj stafin teknik, tranjerin Thomas Brdariç per besimin dhe mbeshtetjen e madhe per mua gjate sezonit, Elvis Plorin, Safet Osja, Ideal Lekiqi dhe Altin Nikshiqi.
Falenderoj stafin mjeksor, Zydi Coba, Ilirjan Haxhaja dhe Ani Ferhati.
Falenderoj te gjithe shoket e ekipit qe çdo sfide e kaluam sebashku. Cdo moment ishim si nje familje per mua.
Falenderoj kapitenin Erdenis Gurishta per mbeshtetjen qe nga dita e pare.
Nuk mund te harroj pa falenderuar te gjithe tifozët e mrekullueshem te Vllaznise.
Kane gjetur mundesine te na perkrahin gjithmone edhe ne kete vit te veshtire.
Ju falenderoj perzemersisht

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga