Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRATRE/ Nis aventurën e re, Kristi Qose rikthehet te ish-skuadra e tij në kampionatin sllovak

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRATRE/ Nis aventurën e re, Kristi Qose rikthehet te ish-skuadra e tij
Kristi Qose është prezantuar te skuadra e tij e re, Zemplin Michalovce. Në fakt për të është një rikthim, pasi lojtari i kombëtares shqiptare para 6 vitesh ka mbajtur veshur fanelën e skuadrës sllovake. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kampionatit sllovak. “I lindur në qytetit të Bilishtit, u rrit duke luajtur futboll në klubet e Selanikut PAOK dhe Iraklis, prej nga mbërriti në Michaloviec për herë të parë në verën e vitit 2016. Gjatë huazimit të tij njëvjeçar, ai luajti 25 ndeshje për skuadrën verdheblu dhe ishte shtylla kryesore e skuadrës. Më pas ai u transferua te Ružomberok, ku qëndroi deri në dimrin e vitit 2020. Që atëherë, ai luajti për fqinjët tanë perëndimorë në Republikën Çeke, fillimisht në Karvina (deri në verën e 2022) dhe më pas për pak kohë në Pilsen.”
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga