
Tirana u eleminua nga turi i parë i Champions League me rezultatin e përgjithshëm 3-1, ku përballë kishte Dudelange. Tashmë rrugëtimi i tyre do vazhdojë në Conference League, aty ku gjejnë kampionët e Bosnjë dhe Hercegovinës Zrinjski Mostar.
Skuadra boshnjake u mposht nga Sheriff Tiraspol në turin e parë të Champions. Disfata erdhi me një gol të minutave të fundit, ku protagonist ishte Regi Lushkja që luan për moldavët.
Ish- lojtari i Laçit ka treguar për shtypin e shkruar se Tirana mund ta mposhtë kundërshtarin e radhës, nëpërmjet kundërsulmeve, teksa shton më tej që mendon se janë dhe më të fortë se Dudelange që eleminoi Tiranën.
“Të mbrohet mirë dhe të luajë më shumë me kundërsulme sepse janë ekip cilësor dhe problemet më shumë i kanë në mbrojtje. Aty mendoj se duhet t’i godasë.
Të them të drejtën, nuk e kam para Dudelange kundër Tiranës se si luan, por mendoj që Zrinjski mund të jetë shumë herë ekip më i fortë se ata”, u shpreh ndër të tjera Regi Lushkja.