Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zoti DUKA, keni dëgjuar për CORONAVIRUSIN? Mbush mushkëritë e fëmijëve, jo xhepat e pronarëve!

Shkruar nga NEWSPORT
Zoti DUKA, keni dëgjuar për CORONAVIRUSIN? Mbush mushkëritë

Alarmi për virusin vdekjeprurës “COVID 19” tashmë është më i fortë se kurrë. Rastet e të infektuarve janë shtuar ndjeshëm, ndërsa ndërgjegjësimi i njerëzve duket se nuk ecën paralelisht me virusin. Nëpër kafene sheh shumë vetë që qëndrojnë pa kurrfarë frike apo ka dhe të tjerë që preferojnë lojërat elektronike para shëndetit të tyre. Dhe si për t’i vënë kapak është grumbullimi i fëmijëve për të zhvilluar seancat e radhës stërvitore.

Edhe pse larg futbollit profesionist, pronarët e tyre nuk pyesin se çfarë po i kanoset gjithë shqiptarëve. Situata është vërtetë alarmante, por kjo vetëm për ata që ndoshta janë të ndërgjegjshëm dhe ata që informohen për atë që ndodh përtej kunfinjve shqiptarë. Jo më larg se dje rastisa në një nga komplekset më moderne në vend dhe ajo që pashë më shqetësoi vërtetë. Të gjithë grupmoshat e fëmijëve zbritën në fushë për t’u stërvitur nën urdhrat e trajnerit të tyre.

Dëgjoja prindërit që thonin: “Hajt se nuk ka gjë këtu se është ambient i hapur”. Ndërkohë që mund të shquaje se sa pranë ishin ata me njëri-tjetrin. E pabesueshme! Në një moment kur qeveria po bën thirrje për vetëndergjegjësim janë prindërit, papërgjesia e tyre që i çon fëmijët të grumbullohen për një seancë stërvitore që të nesërmen mund të rrezikojë fatale për ta.

Tashmë është momenti që gjithë strukturat drejtuese, së pari presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka të kërkojë ndalimin e këtyre seancave stërvitore. Është me më rëndësi të mbushen mushkëritë e vogla të tyre dhe jo xhepat e pronarëve që nuk pyesin për situatën që ka kapluar vendin. Është koha që Ministria e Sporteve të japë urdhër të prerë për mbylljen e këtyre komplekseve. Siç duket, ndërgjegjësimi te ne, që vetëquhemi rracë e pastër dhe s’na gjen asgjë, nuk ekziston. Ndaj, është çasti që instancat drejtuese të marrin në dorë “frerët”.

Me të mirë qenkërka e vështirë, ndaj me çdo mjet duhet ndaluar sepse rreziku që ekziston është i madh. Nuk mund të jemi më të fortë se homologët tanë. Edhe ylli Kylian Mbappe u dyshua si i infektuar me këtë sëmundje vdekjeprurëse. A thua nuk ka mundësitë ai të jetë i kujdesshëm për higjienën? Sigurisht që po dhe për këtë jemi të gjithë koshientë. Po flasim për një lojtar që vlen plot 200 milionë euro.

Kjo s’është një betejë. Kjo është një luftë dhe vetëm të bashkuar mund t’ia dalim. Mund të mposhtim duke ndjekur rigorizikisht gjitha rregullat dhe jo t’i falemi supersticiozitetit. Të besojmë në profesionalizmin e futbollistëve të rritur, te ndërgjegjëzimi i tyre duke shpresuar se në fund do të jenë të qeshur, pikërisht atë që ofron një ndeshje futbolli. Masat e marra nga qeveria për të mbyllur shkollat dhe universitetet nuk janë urdhër për të mbushur klabet apo komplekset stërvitore.

Disa ditë pushim absolut, nuk do i nxjerrë nga forma fëmijët. Boll me abuzime. Lekët dhe klientët aty do jenë. Sot më shumë se kurrë duhet të ndërgjegjësohemi dhe mbi të gjitha të bëhemi të përgjegjshëm! / Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga