Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zoran Zekic rikthen Muratajn titullar, gati “kurthi” ndaj Astanës

Shkruar nga NEWSPORT
Zoran Zekic rikthen Muratajn titullar, gati “kurthi” ndaj

Partizani do të luajë në transfertë ndaj Astanës, sfidë e vlefshme për “Play-Off”-in e Conference League. Një duel që do të startojë në orën 16:00 në “Astana Arena”.

Kjo është një arritje historike për të kuqtë, të cilët për herë të parë po tentojnë të sigurojnë edhe grupet e këtij kompeticioni. Të besuarit e Zoran Zekic do të tentojnë fitoren ndaj një kundërshtari në letër më favorit, por gjithçka është e mundur.

Mungesat edhe në këtë përballje janë të pranishme. Da Silva vazhdon të jetë i pezulluar, madje trajnerin nuk e ka grumbulluar fare. Sembene dhe Mensah dhe Mba janë gjithashtu të dëmtuar.

Por gjithësesi Zekic ka gati “kurthin” anti-Astana, teksa për shkak të mungesës së Atanaskovskit në mbrotje për  arsye kartonësh i është dashur të ndryshojë prapavijën.

Formacioni i mundshëm: Qikro, Zekolli, Sota, Kacijan, Hadroj, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Grezda, Cara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga