
Partizani ka udhëtuar në Shkodër për të sfiduar Vllazninë në “Loro Boriçi”. Demat dhe shkodranët do të duelojnë mes tyre për pikët e javës së 3-të duke nisur që nga ora 18:00.
Për këtë sfidë Zoran Zekic ka disa dilema sa i takon formacionit me të cilin kërkon të zbresë në fushën e lojës. Në mbojtje ka një balotazh mes Kocijas dhe Sotës, ndërsa më mesfushë mes Taipit dhe Mehmetit, ndërkohë në sulm mes Mbasë dhe Bintsuka.
Në krahun tjetër Migen Memelli ka gati 11-tëshen titullare, me të cilën do të synojë 3 pikët ndaj kryeqytetasve. Dy rikthimet, Juric dhe Krymi pritet të marrin minuta vetëm në pjesën e dytë, pasi trajneri ka preferuar të mos rrezikojë shumë me aktivizimin e tyre nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme:
Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanovic, Hakaj, Mala, Ceshmedjiev, Boshnjaku, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli.
Partizani: Hoxha, Hadroj, Bytyçi, Koçijan (Sota), Atanaskovski, Rrapaj, Murataj, Maget, Taipi (Mehmeti), Cara, Bintsuka (Mba). Trajner: Zoran Zekic