
Partizani do të presë Laçin në “Arenën e Demave” për të zhvilluar mes tyreedhe sfidën e javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Kjo përballje do të startojë në orën 19:00 dhe për kampionët është sfida e parë në kampionët për këtë sezon.
Të kuqtë do të kërkojnë fitoren me Zoran Zekic që ka vetëm një dilemë në mesfushë për formacionin ndaj kurbinasve. Ndërkohë nga ana tjetër bardhezinjtë pas shkarkimit të Nicës do të synojnë 3 pikët ndaj kryqytetasve, teksa në stol do të debutojë Skerdi bejzade.
Formacionet e mundshme:
Partizani: Qirko, Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskovski, Murataj, Taipi (Bilali), Rrapaj, Maget, Cara, Bintsuka. Trajner: Zoran Zekic
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Marku, Geci, Kryeziu, Manellari, Qato, Ujka, Barjamaj (Justino), Saboëale. Trajner: Skerdi Bejzade.