Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” hapej sot me një foto interesante dhe një artikull ku reklamohej fakti që disa nga trajnerët më të suksesshëm të momentit kanë lidhje AND-je me Juventusin. Jo më kot!
Ata janë Zidan, Konte, Alegri dhe Karrera.
Të 4-t këta trajnerë po bëjnë ‘ligjin’ në ligat ku garojnë skuadrat që ata drejtojnë.
Çelsi i Kontes në Angli, Real Madrid i Zidanit në Spanjë, Juventusi i Alegrit në Itali dhe Spartaku i Moskës i Karrerës në Rusi renditen në vendet e para të kampionateve respektive.
Një sukses që prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” ia atribuon pikërisht “leksioneve” që ata kanë marrë nga periudha kur kanë qenë pjesë e Juventusit si lojtarë apo si trajnerë.
[caption id="attachment_58280" align="alignnone" width="660"] Faksimile e gazetes italiane "Gazzetta dello Sport" diten e sotme[/caption]