Inter
Raportimet e fundit nga mediumi spanjoll “fichajesnet” janë vërtetë “bombastike”. Sipas tyre, klubi i Chelsea po mendon të përforcojë repartin ofensiv dhe dëshirojë sulmues produktiv, ndërsa në “radar” ka rënë bomberi i Interit Lautaro Martinez.
Edhe pse argjentinasi konsiderohet “benjamini” i tifozëve te zikaltërit, klubi i Interit është i gatshëm të negociojë me çdo palë, nëse vjen “çeku” me shifrën e 85 milionë euro.
Buxheti i skuadrës londineze nuk do e kishte problem një kuotë të tillë. Martinez ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2029-të, ndërsa kartoni i 28-vjeçarit sipas “Transfermarkt” arrin deri në 85 milionë euro, aq sa janë edhe pretendimet.
Poll
