Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Igli Tare përgatit MILIONA euro, “BOMBERI” i Bundesligës drejt Milanos

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare përgatit MILIONA euro, “BOMBERI” i Bundesligës
Foto ilustruese: Igli Tare - Harry Kane & Serhou Guirassy

Igli Tare ka filluar të mendojë që tani për merkaton verore që po vjen. Drejtori sportiv i Milanit, po kërkon një sulmues që siguron golat, pasi lojtarët e tillë po mungojnë te kuqezinjtë.

Kështu, Tare i është rikthyer një dëshire që kishte edhe në janar. Bëhet fjalë për sulmuesin e Borussia Dortmund, Serhou Guirassy, i cili ka spikatur edhe këtë sezon në Bundesligën gjermane.

“Bomberi” nga Guinea shihet si i duhuri për repartin e sulmit, megjithatë, duhet një shifër 30-35 milionë euro, për të bindur klubin gjerman.

Këtë sezon, 30-vjeçari ka bërë mjaft mirë në 38 ndeshje që ka zbritur në fushë me fanellën e verdhezinjve. Ai ka shënuar 17 gola, teksa numëron edhe 6 asiste.

 

Poll

Lexo gjithashtu