Lautaro Martinez i ka hapur rrugën një largimi nga Inter, një sinjal që vjen para merkatos së verës. Sulmuesi argjentinas është shprehur së dëshira e tij e madhë është për t’u rikthyer në vendlindje, tek klubi i Racing, aty ku u formua.
“Mund të ndodhë. Është herë, por dëshira për t’u rikthyer te Racing është ende aty. Për gjithçka kam përjetuar këtu, është falë klubit të Racing. Unë sakrifikova, po! Por, ata më ndihmuan jashtë mase shumë”, tha Lautaro Martinez.
Megjithatë, momentalisht ato mbeten fjalë “zemre”, pasi në kulmin e karrierës nuk ka gjasa që një transferim i tillë të ndodhë. Kujtojmë se ai mund të largohet nga Inter, por jo drejt Racing, pasi skuadra nga Arabia Saudite, Premier League dhe Barcelona, kanë shfaqur interes.
