Raphael Leao
Rafael Leao ka bërë një reagim pas "kritikave" që vërshuan drejt tij në momentin kur sulmuesi shfryu pas zëvendësimit në pjesën e dytë nga trajneri Max Allegri në sfidën përballë Lazios, e humbur minimalisht 1-0.
Portugezi ka ndarë një postim në Instastory në të cilën shkruhet: Bëj atë çfarë është brenda fuqisë tënde, e pamundura është puna ime. Një citat biblik i Jesusit, fjalë të cilat për Leaon mbajnë "refrenin" e besimit brenda vetes në situata të vështira.
Sjellja e 26-vjeçarit është interpretuar brenda klubit si e papranueshme, ndaj dhe drejtuesit janë gati ta vendosin në shitje, në dritaren e ardhshme të transferimeve.
Postimi i sulmuesit të Milanit në Instastory
Poll
