Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Jo vetëm te Milan! Cardinale s'mjaftohet me “Djallin”, kërkon të shtrijë ndikimin e tij dhe në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm te Milan! Cardinale s'mjaftohet me “Djallin”,
Presidenti i Milanit, Gerry Cardinale

Gerry Cardinale nuk ka ndërmend të ndalet në Itali, pasi përveç klubit që zotëron, Milanin, kërkon të shtrijë ndikimin e tij edhe në kampionatin italian. 

I udhëhequr nga slogani "Le ta bëjmë Serie A eksportuesit më të madh të Italisë", Cardinale është treguar ambicioz mbi planet e tij për të fuqizuar akoma dhe më shumë ekonominë e tregut italian.

Ai ka shprehur dëshirën, madje, të takojë dhe kryeministren Giorgia Meloni për t'i propozuar këtë ide që do të revolucionarizonte të ardhmen e këtij kampionati.

"Këtu ka logjistikë, barriera kulture dhe politike. Unë jam duke ndërtuar një stadium dhe dua që të jetë një produkt italian. Bankat italiane po e financojnë, kompanitë italiane janë duke konkurruar për të drejtat e imazhit. Në Shtetet e Bashkuara, këtë do ta bëja pa menduar dy herë, por këtu nuk është ekosistemi im", është shprehur fillimisht Cardinale. 

Edhe pse situata në Itali me politikat e financimit është e vështirë, ambiciet afatgjatë të Cardinales mund të shpëtojnë këtë ligë të rëndësishme në Europë drejt ekomomisë së rregullt. 

"Dua të arrij në pikën ku, nëse kam ndërtuar mjaftueshëm kredibiltet, mund të shkoj në Romë, të ulem me Melonin ose këto tjetër dhe t'u them: Le të ndërtojmë një plan për rikthimin e Serie A. Ta bëjmë atë eksportuesin më të madh në Itali", përfundoi presidenti i Milanit. 

Poll

Lexo gjithashtu