
Kosova është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të komentatorit të njohur sportiv Milaim Krasniqi në moshën 53 vjeçare. Shkak i vdekjes së të ndjerit është bërë sëmundja e rëndë e kancerit që i kushtoi jetën.
Milaimi do të mbahet mend gjatë si një nga zërat që ndër vite zëri ti bëri jehonë në Kosovë. Pasionin dhe dashurinë e tij e përqëndroi te bota e sportit, duke qenë një vlerë e madhe në radhët e Radio Kosovës ku kontriboi për dy dekada.
Stafi i Newsport.al shpreh ngushëllimet më të sinqerta në këto momente të vështira, familjes Krasniqi.
Poll