Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Zhvilluam një ndeshje të mirë si në derbi”, Julian Ahmataj: Euforia ç’ekuilibroi ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“Zhvilluam një ndeshje të mirë si në derbi”,

Tirana ka barazuar përballë Laçit në transfertë. Ndeshja e vlefshme për javën e 16-të të Superiores përfundoi me rezultatin 2-2.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj.

“Ishte një ndeshje me dy tabllo. Si në derbi që zhvilluam një ndeshje të mirë, edhe sot në pjesën e parë kishim një paraqitje të mirë. Mund të trefishonim rezultatin. Në futboll duhet të jeshë i përqendruar në çdo sekond që mos t’i japësh shanse kundërshtarit”, u shpreh Ahmataj.

“Skuadra në pjesën e dytë duhet të ushtronte presion më lart, ku mund të bënim sulme të rrezikshme. Euforia e pjesës së parë çekuilibroi ekipin në pjesën e dytë”, tha më tej trajneri i Tiranës.

“Në pjesën e dytë u ul agresiviteti dhe u bënë tolerant. Duhet të ishim më agresiv më të luftuar në fushën e lojës. Duhet ta mbanim kundërshtarin mbrapa si në pjesën e parë”, shtoi Ahmataj.

-Tirana të godasë dy vendet e para?

“Ne çdo ditë punojmë për tu përmirësuar dhe për të shkuar sa më lart. Nuk ka kaluar as gjysma e garës, siç kemi ne oshilacione do të kenë edhe skuadrat e tjera.”

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga