
Partizani humbi miqësoren e sotme përballë ekipit të Romës, ndeshje që u zhvilluar në “Air Albania”. Një ndeshje që sigurisht që u dominua nga italianët dhe u fitua nga këta të fundit me rezultatin e ngushtë 1-2.
Pas ndeshjes foli dhe sulmuesi i njohur, Andrea Belotti.
“Zhvilluam një ndeshje të mirë, Partizani tregoi që kishte cilësi dhe lojtarë të mirë. Kondicioni ishte optimal por ka vend për përmirësimë. Me Salernitanën në Seria A do të jetë ndryshe.
Për merkaton mendon klubi, ne jemi në fushë teksa për pjesën e merkatos e ka klubi në dorë.
Ne bëmë shumë mirë në Europë vitin e kaluar, por në momentin më deçiziv patëm dëmtimë. Këtë vit kemi më shumë mundësi”, ka thënë Belotti.
Poll