Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Conference League, për të përcaktuar edhe ndeshjet e çerekfinaleve të këtij kompeticioni. Shorti ka vënë përballë njëra-tjetrës ekipe të forta, duke na dhuruar sfida mjaft interesante.
Lille dhe Edon Zhegrova kanë “peshkuar” Aston Villan. Një finale e parakohshme për këtë kompeticion, pasi janë dy nga pretendentët kryesorë për t’i shkuar deri në fund. Në krahun tjetër Viktoria Plzen do të përballet me Fiorentinën.
Grekët kanë qenë të pafatë në këtë short, pasi PAOK do të përballet me gjigantin belg të Club Brugge, ndërsa Olympiacos do të luajë kundër Fenerbahces.
Club Brugge - PAOK
Olympiacos - Fenerbahce
Aston Villa - Lille
Viktoria Plzen - Fiorentina
Poll