
Është mbajtur sot Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Shqiptar, ku ndër të tjera, në rend të ditës ka qenë zgjedhja e katër anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Pas përfundimit të votimeve ka rezultuar se më e votuara ka qenë Julinda Dhame.
Një nga njerëzit që ka punuar pa pushim për promovimin e kryeqytetit në Europë, ka marrë 49 vota. Ndërkohë 3 të tjerët që janë zgjedhur janë Dritan Shakohoxha, Tonin Binoshaj dhe Alfred Tahiraj. Këto 4 vende kishin mbetur vakante dhe kanë një mandat që përfundon në vitin 2025-të.
Poll