
Interi sot do të pres Leçen në “San Siro” në orën 18:00. Përballë zikaltërve do të luajë edhe mbrojtësi francez Samuel Umtiti. 29 vjeçari është në pronësi të klubit të Barcelonës dhe këtë vit është huazuar në Serie A tek Leçe.
Interi këto kohë ka menduar për një zëvëndësues të Skriniar pasi ai do të largohet në verë tek PSG. Umtiti do të ishte një zëvëndësues i mirë i sllovakut, pasi do të ishte një blerje me çmim shumë të ulët nga katalanasit. Tek Inter francezi mund të gjejë shok skuadre Lautaron pasi argjentinasi njëherë e një kohë përflitej se mund të ishte pjesë e Barcelonës.
Poll