
Egnatia dhe Laçi do të përballen ditën e dielë në orën 13:00 për javën e 12-të të Kategorisë Superiore në stadiumin Egnatia Arena. Dy ekipet ndajnë përgjysëm kampionatin teksa mbajnë vendet 5 dhe 6-të me rrogozhinasit në kuotën e 15 pikëve, 1 më shumë se kurbinasit. Në Egnatia Arena do të jetë një tjetër sfidë ajo që do ta bëjë më intersante ndeshjen.
Dy trajnerët e ekipeve, Shpëtim Duro i vendasve dhe Dejan Vukicevic i Laçit, kanë “histori” mes njëri-tjetrit. Malazezi mori për herë të parë drejtimin e Laçit në fillim të sezonit të kaluar duke zëvëndësuar Shpëtim Duron që zhvilloi një aventurë historike në Conference League, ku shkoi deri në raundin e tretë. Vukicevic do të shakrkohej pas 5 javësh për t’i lënë vendin Josës.
Pas Josës sërish në krye kthehet Shpëtim Duro deri në përfundim të avetnurës europiane. Këtë sezon, Vukicevic shijon rikthimin e vet kësaj rradhë ndërsa Duro “rikthehet” tashmë kundër Laçit në stolin e Egnatias. Dy ekipet do të synojnë fitoren për të vijuar momentin pozitiv të tyre.