24 orë përpara sfidës së dytë në grup, asaj me Francës dhe Shqipërisë, Xhani de Biazi sqaron situatën e skuadrës së tij, teksa thotë se duhet që kuqezinjtë duhet të japin maksimumin që të kalojnë grupin. Në konferencën për shtyp ai ka folur për takimin e nesërm, por nuk ka harruar të përmendë dhe Rumaninë, skuadër që vuri në vështirësi Francën në takimin e shkuar.
[caption id="attachment_2898" align="alignleft" width="300"] Kombëtarja kuqezi[/caption]
"Duhet të japim maksimumin në ndeshjen e radhës. E shkuara, dy ndeshjet me Francën, shpresojmë që të jetë kështu edhe nesër. Do të punojmë fort në fushë sepse kemi dhe ne kualitete. Dimë dhe çfarë ka kundërshtari. Duhet të rrimë të vendosur mirë dhe të mos gabojmë, sepse gabimet kushtojnë shumë si në sulm dhe në mbrojtje. Ne si kundërshtarë njihemi, sepse kemi zhvilluar dy ndeshje ndaj tyre. Por, edhe ata kanë ide të qarta mbi ne".
Ndryshimet në formacion - "Nuk e di çfarë keni lexuar në media, sepse stërvitja është bërë me dyer të mbyllura. Nuk e kuptoj sesi kanë dalë këto informacione. Lojtarët që janë në 100% do të luajnë. Duhet të luajmë me lojtarë që janë në maksimum, sepse ky kundërshtar dhe këto ndeshje nuk lejojnë të luash me futbollistë që nuk mund të japin më të mirën".
Kualitetet e kundërshtarit - "Franca është shtet i madh, dhe si shtet i madh ka popullsi të madhe e kështu ka shumë futbollistë. Franca ka lojtarë me kualitet dhe është një favorit kryesor në këtë europian, ndaj ne duhet të luajmë maksimalisht ndaj tyre".
Cilësitë e Shqipërisë - "Çdo skuadër ka karakteristikat e saj dhe lojtarët e vet. Ne jemi ekip që kemi konsoliduar grupin dhe lojën gjatë ndeshjeve që kemi pasur në fazën eliminatore".
Rumunët - "Rumania më pëlqen dhe ka skuadër të mirë dhe me kondicion të mirë fizik. Vuri në vështirësi Francën në ndeshjen që pati, kështu që dhe ne duhet të bëjmë kujdes".
[caption id="attachment_972" align="alignleft" width="300"] Taulant Xhaka, lojtari që mendohet se do të jetë në stol në sfidën e nesërme[/caption]
Probleme - "Kaçe ka pasur problem të vogël, por nesër në mbrëmje do të jetë 100% ashtu si dhe Xhaka".
Europiani - "Besoj se për lojtarët tanë këto ndeshje janë një vitrinë e mirë për të ardhmen. Nëse humbasim karakteristikat tona, ne humbasim gjithçka. Nesër mbrëma të mbajmë këmbët në tokë dhe zemrën ta vendosim në fushë që të marrim rezultatin që duam".
Zvicra - "Është mundësi e mirë që ne arritëm të dalim tre herë përballë portierit. Besoj se është e rëndësishme për ne që shkojmë në sulm dhe që rrezikojmë kundërshtarin".